
Warner Music ka rënë dakord të blejë katalogun muzikor të regjistruar nga David Guetta për më shumë se 100 milionë dollarë.
Warner Music do të blejë katalogun e muzikës së regjistruar dy dekadat e fundit nga Guetta si dhe regjistrimet në të ardhmen.
Kompanitë nuk zbuluan kushtet e kontratës, por çmimi ishte më shumë se 100 milionë dollarë, tha një person i afërt i Guettas.
“Shumë njerëz na u afruan për të shprehur interesin e tyre në katalogun e David”, tha tha Jean-Charles Carré, menaxheri i Guetta.
Ndërkohë Guetta tha se marrëveshja do të ndihmonte “për të punuar më tej në katalogun e tij si dhe për të ndërtuar më tej karrierën e tij”.
Muzikantë të tjerë si Bob Dylan, Blondie dhe Stevie Nick, gjithashtu kanë shitur katalogët e tyre pas mungesës së të ardhurave nga turnetë gjatë pandemisë.
Burimi: Financial Times Përshtati: MCNtv.al



