Dhjetë vjet më parë, Steve Jobs i prezantoi botës iPhone-n e parë. Sot celularit të zgjuar të “Apple”-it i janë shtuar qindra funksione të reja. Dhjetë vjet më parë, pakkush mund ta imagjinonte që smartfonët do të bëheshin këta që janë sot. Po si mund të jenë pas disa vitesh pajisjet që janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme.
Më shumë informacion i nevojshëm
Pas aplikacioneve si “City Lens” i “Nokia”-s apo “Google Maps”, aplikacionet e reja do të na bëjnë të mundur të marrim informacion edhe për gjërat më të vogla si vendndodhjen e një stacioni autobusi, mjetet e transportit dhe oraret e lëvizjeve, stadiumet dhe oraret e ndeshjeve etj.
Ekranet
“Apple” do të integrojë shumë shpejt teknologjinë OLED (Organic Light Emitting Diode), të cilën e ka aktualisht “Samsung”-u. Kjo do të japë mundësi për ekrane të harkuara, që do të thotë mundësi për ta mbajtur smartfonin në xhep dhe për ta hapur në madhësinë e tij të plotë kur na duhet. Sipërfaqja e ekraneve do të jetë e vetëpastrueshme, kjo falë një materiali që bën të mundur rrëshqitjen e yjit, yndyrës apo papastërtive të tjera.
Bateria
Një nga shqetësimet më të mëdha të përdoruesve do të gjejë zgjidhje. Bateri gjithnjë e më jetëgjata do të prodhohen ndërkohë që po studiohen mënyra të reja për të karikuar smartfonët kur nuk kemi pranë burim energjie elektrike. Një prej ideve që po zhvillohet është ajo e karikimit nga lëvizjet e përdoruesit.
Komandat zanore
Evolucioni definitiv do të jetë momenti kur nuk do të përdorim më tastierat, por çdo komandë do ta japim me zë. “Siri”, “Cortana”, “Google Noë”, “Alexa” dhe “S Voice” janë aplikacione që tashmë ekzistojnë, por do të shtohen të ngjashme, që bëjnë të mundur ekzekutimin e shumë komandave që aktualisht i bëjmë në mënyrë manuale.
Njohja e aromave
Integrimi i nanpteknologjisë në smartfonë do të bëjë të mundur analizimin e ajrit, për të treguar kompnentët dhe nivelin e ndotjes, por edhe për të njohur një gatim të caktuar thjesht nga era që lëshon.
Fotokamera
Ajo është një prej aksesorëve më të preferuar të përdoruesve. Ky opsion ka zëvendësuar aparatin fotografik. Me kalimin e kohës, fotokamera do të zhvillohet në cilësi dhe do të thjeshtohet në përdorim. Një nga projektet ambicioze është ai i lenteve të zëvendësueshme. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



