Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë një reagim të shkurtër në rrjete sociale, ku thotë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë vetëm me dy alternativa.
Sipas Kreut të Shtetit, nëse populli voton opozitën aktuale, Shqipëria do të hyjë në Europë, ndërsa e kundërta do të ketë pasoja të mëdha, të cilat Meta i quan “gropë”.
Ai i vendos qytetarët përpara dy zgjedhjeve, ku i bindur shprehet se ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”, shkruan presidenti Meta.



