Alarmi i studimit kinez: Vera mund të bëhet 6 muaj

Alarmi i studimit kinez: Vera mund të bëhet 6 muaj

Gjashtë muaj verë dhe më pak se dy muaj dimër - kjo mund të jetë normalja e re në Hemisferën Veriore deri në vitin 2100, nëse nuk zbatohen politika efektive të ndryshimit të klimës. Pasojat në shëndetin e njeriut, si dhe në bujqësi dhe mjedis, janë të pashmangshme.

Kjo demonstrohet nga një studim kinez, të udhëhequr nga oqeanografi Yuping Guan, ku u krahasuan të dhënat klimatike të mbledhura çdo ditë mes viteve 1952 dhe 2011, në mënyrë që të verifikonin se si ka ndryshuar ritmi me të cilin ndryshojnë stinët në Hemisferën Veriore.

Rezultatet e studimit tregojnë se për rreth 60 vjet gjatësia e verës është zgjatur nga një mesatare prej 78 ditësh në 95 ditë, ndërsa dimri është shkurtuar nga 76 në 73 ditë, shkruan 'Ansa'. Mes-sezonet gjithashtu janë tkurrur: pranvera ka shkuar mesatarisht nga 124 në 115 ditë, ndërsa vjeshta është tkurrur nga 87 në 82 ditë.

Shifrat konfirmojnë gjithashtu se pranvera dhe vera fillojnë më herët se në të kaluarën, ndërsa vjeshta dhe dimri fillojnë më vonë. Rajoni i Mesdheut dhe ai i pllajës tibetiane janë ato në të cilat cikli i stinëve është ndryshuar më shumë.

Me ndryshime të tilla të stinëve, problemet e shëndetit të njerëzve gjithashtu mund të rriten, me një rritje në kohëzgjatjen të alergjive dhe një përhapje më të madhe të insekteve që mbartin sëmundje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy