
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Uashingtonit për ekstradimin e Julian Assange, i cili publikoi qindra dokumenta të zbuluara në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan në vitet 2010-2011.
Në këto dokumenta të publikuara nga Assange dilnin në dritë krimet e raportuara të luftës dhe abuzimet me të drejtat e njëriut nga Forcat amerikane.
Assange përballet me një total prej 17 akuzash për spiunazh dhe pirateri kompjuterike në SHBA dhe parashikohej një dënim deri në 175 vjet në një burg të sigurisë së lartë.
Ndër dokumentat dhe faktet e botuara nga WikiLeaks ishte një video 39-minutëshe e një helikopteri ushtarak amerikan që gjuante dhe vrau një grup prej dhjetra iranianësh, përfshirë dy gazetarë të Reuters, të gjithë të paarmatosur.
Assange është mbajtur në burgun e Mbretërisë së Bashkuar Belmarsh që nga Prilli 2019, kur policia e nxori me forcë nga ambasada Ekuadoriane në Londër, ku i ishte dhënë azili në 2012.



