Google dhe Apple së bashku në gjurmimin e koronavirusit

Google dhe Apple së bashku në gjurmimin e koronavirusit

Google dhe Apple po bashkëpunojnë në një projekt, synimi i të cilit është gjurmimi i infektimit, duke ndihmuar kështu qeveritë që të zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit. Të dyja kompanitë e shpallën lajmin në një njoftim të përbashkët për shtyp. Në maj ata do të vendosin mjete të disponueshme (API) për zhvilluesit dhe kompanitë që po hartojnë aplikacione për të gjitha institucionet botërore, të cilat do të lejojnë "ndërveprimin midis pajisjeve Android dhe iOS".

Në muajt e ardhshëm ata do të vënë në dispozicion një platformë “gjurmimi të kontaktit” bazuar në teknologjinë “Bluetooth”, duke i dhënë "rëndësi maksimale intimitetit, transparencës dhe pëlqimit të përdoruesve", njofton “Ansa”.

"Ne jemi të bindur se kurrë nuk ka qenë aq e domosdoshme sa tani për të punuar së bashku në përpjekjen për të zgjidhur një problem urgjent global. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me zhvilluesit, qeveritë dhe organizatat e shëndetit publik, shpresojmë se teknologjia mund të ndihmojë vendet në mbarë botën të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19 dhe të përshpejtojnë kthimin në përditshmërinë tonë", shpjegon “Google” dhe “Apple”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy