Gjyqtari Sandër Simoni deklaroi për emisionin “FactCheck” të gazetarit Arsen Rusta se drejtimi gjykatave nga zëvendëskryetarët është një zgjidhje përjashtuese dhe e përkohshme dhe nuk duhet të bëhet një rregullim i përgjithshëm.
Duke vijuar më tej, Simoni tha se KLGJ duhet të hapë menjëherë garën me një sistem verësimi karriere për drejtuesit.
Harta e re gjyqësore është tashmë një realitet, një nga produktet fundore të reformës në drejtësi, sa i përket reformës strukturore.
Së bashku me procesin e riformësimin e Gjykatës së Lartë, plotësimi i vendeve vakante në gjykatën e apelit dhe ristrukturimit të hartës së re gjyqësore, problemi që dhe unë konstatoj është ai i mungesës së drejtimit të gjykatave nga ana e drejtuesve funksionale mbi bazën e rregullave të reja të sistemit të vlerësimit të karrierës dhe ngritjes së detyrë. Harta gjyqësore si synim të saj ka pasur rritjen e eficensën dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët sa i përket administrimit gjyqësor, por edhe rritjes së cilësise.
Drejtimi i gjykatave nga zëvendëskryetarët është një zgjidhje përjashtuese dhe e përkohshme dhe nuk duhet të bëhet një rregullim i përgjithshëm sepse që të kemi gjykata me një sistem të mirë administrimi dhe shërbime të specializuara që mudn të ofrohen, drejtuesit e gjykatave duhet të plotësojnë kriteret e profesionalizmit, transparencës , integritetit pasi drejtimi i gjykatës dhe menaxhimi është një nga kushtet thelbësore për një sistem drejtësie eficent.
Për plotësimin e hartës gjyqësore duhet që KLGJ të shpallë menjëherë vendet për funksionet drejtuese me një sistem vlerësimi karriere.



