Aleanca Kundër Importit të Plehrave AKIP do të nisë që nga nesër protestat në kundërshtim të projektligjit që lejon importin e mbetjeve.
I ftuar në TemA TV njëri nga drejtuesit e Aleancës, Lavdosh Feruni tha se shumica parlamentare duhet të tërhiqet sa më shpejt nga kjo nismë që është në dëm të interesave të mëdha të vendit.



