Basha nuk ndalet: Kjo është luftë jetë a vdekje, në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë

Basha nuk ndalet: Kjo është luftë jetë a vdekje, në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë

Në ditën e 42 të protestës, kreu i opozites Lulzim Basha pas kthimit nga Malta ka bere edhe nje here te qarte kerkesen per qeveri teknike dhe doreheqjen e Rames, dhe PD nuk e ka teater. Kryedemokrati tha se kjo është ‘luftë për jetë a vdekje’, duke paralajmëruar faktin se askush nuk kishin parë ende asgjë.

Ai ka lajmeruar “nxjerrjen nga funksionet publike të cdo funksionari publik me rekorde kriminale kthehem me garancitë e kreut te Europol”, teksa nenvizoi se “s’ka asnjë shans që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull”.

“Protokoll special bashkëpunimi me garanicnë e drejtorit të Europolit me bazë në Hagë, që do vërtetojë shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë dhe politikanëve kriminelë. Prandaj ju them se ju gënjen mendja, kjo nuk është shfaqje, ky nuk është teatër, kjo është luftë dhëmbë për dhembë me politikën e inkriminuar, është luftë jetë a vdekje për Shqipërinë evropiane. Në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë, cdo kriminel do largohet nga funksionet publike para se të ketë zgjedhje në këtë vend, ndaj me Rrosh e me Bush s’keni parë asgjë akoma. Shefave tuaj do ju jap edhe lajmin tjetër. Çështja e dytë që kam disktuar, ne s’do paguajmë miliona euro kompani private të shtrenjta për të gjurrmuar ku keni futur paratë e vjedhura dhe të gjobës, me Europolin do ju gjurmojmë deri në ishujt më të largët dhe …s’ka vrimë miu ku ti fshihni paratë e drogës, rrjeta evropiane dhe amerikane po tendoset oqean më oqean, peshq të mëdhenj e peshq të vegjël bëhuni gati paratë e shqiptarëve do ti dorëzoni një më një. Ne luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ata për të ruajtur pushtetin dhe pasuritë që kanë vënë, se dhe ne me zgjedhje të lira duam që këto para që vidhen ditë për ditë ti vendosim në funksion të një ekonomie që rritet dhe garanton punësim, për të rritur pensionet e shqiptarëve, që mos ketë pension nën 250 mijë lekë për shqiptarët”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy