Kompania “Plus Communication” largohet nga tregu kur rezultatet e saj ishin pozitive dhe shënonin ngritje. TemA TV zbulon se që nga viti 2015 deri sot, kompania Plus rezultonte me fitim. Ndërkaq, humbja e mbartur që nga viti 2010 ishte vetëm 6.1 milionë lekë. Ndjekim të dhënat e prezantuara në këtë raportim.
Kompania “Plus Communication” largohet nga tregu kur rezultatet e saj ishin pozitive dhe shënonin ngritje. TemA TV zbulon se, shitja dhe copëtimi i saj drejt tre operatorëve të tjerë, paradoskalisht u ekzekutua kur kompania delte me fitim. Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në vitin 2015 të ardhurat totale të operatorëve celularë ishin rreth 33.1 miliard lekë dhe Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom patën ndryshime të vogla (më pak se +/-1 % ), ndërsa bie në sy rritja e të ardhurave të Plus me 20%.



