
Pak ditë pasi i bëri thirrje Izrealit të ndalte sulmet me raketa presidenti i Amerikës Joe Biden ka premtuar se do të ndihmojë palestinezët të cilët humbën shtëpitë gjatë 11 ditëve të luftës. Përveç kësaj numri 1 i Amerikës këmbënguli që vendi i tij do të qëndrojë i angazhuar për sigurinë e Izrealit.
Më tej, presidenti amerikan tregoi se planifikon që të ndihmojë palestinezët që të rindërtojnë jetën e tyre në Gaza, “për sa kohë që Hamasi që hodhi qindra raketa mbi Izrael, nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë armatimet.”
“Unë jam i gatshëm të bëj së bashku dhe do të përpiqem të bëj së bashku, një paketë të madhe me kombet e tjera që ndajnë pikëpamjen tonë për të rindërtuar shtëpitë dhe, pa e ndihmuar Hamasin që të rindërtojë sistemet e tyre të armëve, do të rindërtojmë Gaza-n,” tha ai.
Joe Biden shtoi se palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë dhe ai është i gatshëm që t’i ndihmojë.



