Kina po planifikon dhe zbaton masa të mëdha për të thelluar reformat në një mënyrë gjithëpërfshirëse.

Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, duke siguruar se Pekini do të krijojë “një mjedis ekonomik më të orientuar drejt tregut, ligjor dhe ndërkombëtar”.
Deklarata vjen pas njoftimit të Plenumit të Tretë të Partisë Komuniste Kineze të planifikuar për 15 deri në 18 korrik, i cili do të duhet të përshkruajë linjat e politikës ekonomike kineze në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.



