Aksioni nëpër bashki, Haxhiu: Kërkesë e BE-së, kush do të jetë pjesë duhet t’i bindet rregullave të saj

Aksioni nëpër bashki, Haxhiu: Kërkesë e BE-së, kush do të jetë pjesë duhet t’i bindet rregullave të saj

Analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për MCN, e cilëson aksionin e nisur në bashki si një aksion me kërkesë të Europës, jo thjesht një nismë politike. 

“Nëse duam të prekim Evropën, kjo është rruga,” deklaron ai, duke theksuar se ndërtimi i kulturës sipas ligjeve europiane është i domosdoshëm dhe se ky proces do të jetë i vështirë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e sistemit të vjetër. 

Përsa I përket aksionit në Theth, sipas Haxhiut, ishte e gabuar në kulmin e sezonit turistik pasi dëmton imazhin e shtetit. Ai thekson se problemi nuk është vetëm te shembjet, por te korrupsioni i zgjatur në bashki dhe mungesa e veprimit të institucioneve si KESH dhe prokuroria.

Lidhur me sulmin e Ramës ndaj prokurores Gjeli, Haxhiu thotë se goditja ndaj prokurores së Shkodrës është një mesazh frikësues, pasi politikanët sulmojnë qëllimisht hallkën më të fortë për të heshtur të tjerët. Sipas tij, kjo është një strategji për të shmangur përgjegjësinë reale dhe për të kontrolluar narrativën.

Intervista e plotë:

-Z. Haxhiu, si e vlerësoni ju rolin e kryeministrit të vendit aktualisht në krye të drejtimit të punëve në të gjitha bashkitë? Me çfarë ta shpjegojmë këtë operacion që vjen pak pas zgjedhjeve dhe pak para krijimit të qeverisë së re? 

-Evropën e kemi në shtëpi dhe kur rregullat evropiane shkelin, vdes rregulli ballkanik. Do të kemi rikthim të një kulture tjetër në bashki, besoj do të jetë e vështirë për të gjithë ata që synojnë të jenë në krye të bashkisë. Askush se thotë zëshëm, por për mendimin tim ky është një aksion evropian dhe nëse duam të prekim Evropën kjo është rruga.

E para presioni është se..ajo që quhet pastrim, quhet pastrim nga poshtë dhe katet shtesë..mos harro kemi të bëjmë me më shumë se 10 individë. Kemi të bëjmë me interesa shumë herë më të mëdha. E rëndësishme është ndërtimi i kulturës sipas ligjeve europiane. 

..

E para duhet një marrëdhënie e tre institucioneve, e KESH, Gjykatat që vendosin dhe e treta e kryetarëve të bashkive. Në Kosovë kemi qenë një një administrim ndërkombëtarë dhe kjo ka bërë që të respektohet formati që krijon një rregull. E dyta te ne prona private ka qenë shumë më e rëndësishme dhe te ne zor se preket prona private. Në Shqipëri prona private vjen pas 97 dhe të mos flasim që për shkak të uzurpimit gjatë komunizmit janë kthyer në mënyrë të çuditshme pronat dhe një rrëfim i tillë është i vrazhdë në Shqipëri dhe prandaj mos pritni që këto pasoja do të zhduken lehtë. 

-Ka shumë pretendime se operacioni I nisur ka paligjshmëri dhe se në të vërtetë I ngjan më tepër një aksioni momental që nuk zgjat në kohë. Ju jeni dakord për këtë? 

-Unë më shumë kam një problem me drejtorinë e policisë që ndërrohen një herë në 6 muaj. Ky largim e ka një shpjegim, drejtorët e policisë kur e krijojnë rrjetin duhet të mbeten për një kohë të gjatë. Lëvizja e tyre çdo 6 muaj duhet të rishikohet. Unë nuk e di sa do zgjasë ky eksperiment dhe do e ketë një fund dhe do të jetë me dhimbje. 

-Kryeministri nisi edhe një aksion në Theth. Sot iu përgjigj edhe kritikëve duke thënë se nuk ka prerë në besë askënd . Si e keni parë ju këtë ndërhyrje dhe pikërisht pse tani në mes të sezonit?

-Kjo është e drejtë, në sezonin turistik nuk duhet të preken gjërat sepse kemi një imazh të shtetit në raport me të tjerët dhe jo me veten. Problemi është te bashkia dhe pastaj te prokuroria, bashkia dhe KESH. Tani nëse lihen këto probleme të korruptohen për një periudhë më të gjatë atëherë do të jetë më i madh problemi. Imazhi lihet i keq tani që ndodhi në kohë sezoni. Imazhi i keq krijohet edhe prej 10 personave dhe kjo është shumë problem.

-Thethi hapi edhe një përplasje të kryeministrit me prokuroren e Shkodrës. A duhet shefi i qeverisë të komentojë punën e një gjyqtari apo të një prokurori dhe urdhëroi më pas hetimin e saj?

-Nuk e di pse, por një politikan godet ku është hallka më e fortë sepse IMT e këto që s’kanë emër e mbiemër, e dinë që dikush jep urdhër për të rrënuar, por se dinë kush është ky. Mendoj që Rama ka për synim të ushtrojë frikë duke goditur hallkën më e fortë. Prokuroria goditet që të mos flasin të tjerë. 

-Kishte sot një deklaratë të Avokatit të Popullit sipas të cilës nuk ka patur asnjë ankesë në rrugë zyrtare. Pse nuk ndiqen këto përballje në rrugë gjyqësore dhe kemi këtë spektaklin politik dhe mediatik që ka mbërthyer vëmendjen e të gjithëve? 

-E para nuk kemi një kulturë ankese sepse e konsiderojmë si të pamoralshme dhe kjo është gabim. Ankesat duhet të bëhen dhe të drejtohen në institucione. Kam përshtypjen që institucionet që janë zgjeruar në shumë, duhet të bashkohen në një. Kjo kultura për të krijuar institucione për të rritur vende pune duhet të rregullohet. Nuk mund të kemi një rregullore evropiane dhe duhen këto rregulla. Është e pamundur në 5 institucione të veprohet çdo gjë ilegalisht, më fal si është e mundur që asnjëra nuk reagon dhe kjo është arsyeja që ndodhemi këtu sot. Prandaj është goditja te prokuroria dhe jo nga poshtë. 

-Shihni në këtë spastrim të administratës lokale në disa qytete një mundësi për të rekrutim të njerëzve nga PD?

E para viti 2018 e ka ndërtuar një problematikë në atë që quhet pushtet i 2-3. Djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale ka ndërtuar fuqinë e plotë të socialistëve nëpër pushteteve dhe ka patur një kontroll total. 

Duhen gjetur njerëz që nuk kanë patur mundësi korruptive dhe kjo është periudhë e gjatë në një demokraci. Kjo është ajo që nuk mund të lejohet në rrugë europiane. A ka kjo hatër mbetje, normal që ka. Ky është çmimi dhe kjo ndodh kur ke jetëgjatësi në politikë. Do të ketë dhimbje në këtë 4 vjeçar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy