Pikëpyetjet për PPP-të në Shqipëri, Rabeta: Vendimmarrja, subjekt i përzgjedhjeve politike

Pikëpyetjet për PPP-të në Shqipëri, Rabeta: Vendimmarrja, subjekt i përzgjedhjeve politike

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili ngre pikëpyetje për PPP-të në Shqipëri, shpjegon se tregon se pse sektori i PPP-ve dhe koncensioneve është nën akuza të rënda gjatë këtyre viteve, veçanërisht duke nisur nga 2005.

Në emisionin MCN Economy, Rabeta deklaroi se raporti thotë se një pjesë të mirë të koncensioneve i kemi në SPAK, për një pjesë të koncensioneve kemi të dënuar dhe disa koncensione nuk i kemi më.

Por sipas tij, askush nuk ankohet për koncensionet që nuk janë më, pasi janë si një lloj çlirimi për buxhetin e shtetit.

Raporti hedh dritë që vendimmarrja mbi koncensionet si asnjë vend tjetër në Ballkan, vendimmarrja është subjekt i përzgjedhjeve politike. Se ti si forcë politike e di që nesër nuk do të jesh në pushtet, as ti si ministër.

Pse mos t’i japë një subjekti të caktua një kontratë të siguruar nga shteti, me fitime të siguruara nga shteti që ti i vjel për 10 deri në 25 vjet.

Ndërsa Shqipëria në raport cilësohet nga FMN si vendi i vetëm që nuk raporton në EUROSTAT totalin e kostove të pritshme të PPP-ve, prej përdorimit nga shteti shqiptar të një program kontabiliteti të vjetër, i cili nuk njihet nga Eurostat, Rabeta shpjegon se EUROSTAT nuk implementon dot të dhënat e atij programi që përdorim ne, se janë një sistem tjetër, të cilin sistemi i ri që përdor Europa nuk e njeh.

Duhet të marrim parasysh komponentin e shmangies së raportimit në Europë, duke pasur këtë program nuk mund të raportosh.

Një e dhënë e munguar mund të bëhet për arsye të qëllimshme se ti nuk raporton dot.

Ndërkohë duke filluar nga vitit 2023 totali i detyrimeve që do paguhen nga shteti shqiptar për kontratat aktuale është rreth 1.5 miliardë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy