Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e sotme është arritur objektivi i 600 mijë dozave të vaksinës. Ky ishte një tjetër objektiv që sipas autoriteteve është arritur më shpejt se sa pritej.
Tani objektivi i kryeministrit është 1 milionë vaksinime, ndërkohë që vendi po bëhet gati për sezonin turistik. Objektivi i 500 mijë dozave u arrit tre javë më para se ishte parashikuar.



