Dubai është kurorëzuar si destinacioni numër një në botë për të tretin vit radhazi nga TripAdvisor' Choice Awards. Qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është një vend ku nëse ëndërroni diçka, mund ta realizoni.
Bali në Indonezi merr medaljen e argjendtë në listën globale të 2024. Në kategorinë e re të destinacioneve të muajit të mjaltit të këtij viti, destinacioni zë vendin e pare.
Lodra ruan kryesimin e saj në Evropë dhe renditet e treta në klasifikimin botëror. Për TripAdvisor, kryeqyteti britanik është shumë botë në një. Nga stili i guximshëm i Shoreditch deri te atmosfera punk e Camden.
Pjesa tjetër e top pesëshes botërore përbëhet nga Hanoi në Vietnam (i cili kryeson renditjen e 2024 të destinacioneve më të mira gastronomike), dhe Roma, e cila renditet e pesta në renditjen botërore dhe e dyta ndër të preferuarat e Evropës.
Kryeqyteti italian fiton edhe medaljen e argjendtë në kategorinë më të mirë të destinacioneve ushqimore.



