
Kriptovaluta “do që të parandalojë riciklimin e parave ", shpjegon David Marcus, drejtuesi i rrjetit social që është në krye të Librës, tek Senati Amerikan, bazuar në ekstraktet e fjalës së tij që do të mbahet të martën para komisionit bankar.
"Nuk do të ndërhyjë në politikën monetare dhe nuk do të konkurrojë me monedha të tjera kombëtare ", shton Marcus, duke theksuar se Libra është një mjet pagese, jo një investim. Sipas Marcus, Libra nuk do të nisë derisa frika e autoriteteve rregullatore të zgjidhen plotësisht.
Kohët e fundit, Donald Trump e ka sulmuar Libra-n duke u shprehur: "Unë nuk jam një tifoz i bitcoins dhe I kriptovalutave të tjera, të cilat nuk janë para dhe vlera e tyre është shumë e paqëndrueshme dhe nuk bazohet në asgjë. Në mënyrë të ngjashme, Libra,"monedha virtuale" e Facebook-it do të ketë pak mbështetje dhe besueshmëri. Nëse Facebook dhe kompanitë e tjera duan të bëhen një bankë, ato duhet të marrin një dokument të ri të autorizimit të bankës dhe t'u nënshtrohen të gjitha rregullave bankare kombëtare dhe ndërkombëtare". /Ansa/



