Vlorë/ Sekuestrohen 380 kg kanabis dhe një skaf që po nisej drejt italisë (VIDEO)

Vlorë/ Sekuestrohen 380 kg kanabis dhe një skaf që po nisej drejt italisë (VIDEO)

Një sasi prej 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa,eshte gjetur  e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë.

Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni­Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.

Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motor “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.

Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike. Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF. Ndërkohë Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore. 

Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy