
Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë më pjesë e listës së INTERPOL.
Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.
Konfirmimin se Haradinaj nuk është më në këtë listë e ka bërë për "Express" ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.
Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.



