Kanadaja pa një rritje rekord të popullsisë në vitin 2022, ku emigracioni përbën shumicën dërrmuese të 1.05 milionë banorëve të rinj.
Kjo është hera e parë në historinë e vendit që popullsia është rritur me më shumë se një milion njerëz në një periudhë 12-mujore, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Statistikave të Kanadasë të botuar të mërkurën.
Popullsia totale arriti në 39.566.248 milionë më 1 janar, 2.7% më e lartë se një vit më parë, ku imigracionin që përbën 95.9% të kësaj rritjeje, sipas agjencisë së statistikave të vendit.
Ndërsa vendet e tjera të zhvilluara përballen me ngadalësimin e rritjes së popullsisë, Kanadaja ka popullsinë me rritjen më të shpejtë të çdo vendi të G7-ës dhe një normë rritjeje prej 2.7% renditet në 20 vendet e para në botë.
Nëse popullsia e vendit do të vazhdonte të rritet me të njëjtin ritëm, ajo do të dyfishohej në rreth 26 vjet, thanë Statistikat e Kanadasë.
Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Kanada arriti një rekord në 437.180 në vitin 2022 dhe rritja e emigracionit lidhet me përpjekjet e Qeverisë së Kanadasë për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorët kryesorë të ekonomisë.
Kanadaja renditet më e larta në Indeksin e Pranimit të Emigrantëve sipas të dhënave të Gallup të publikuara më 7 dhjetor të vitit të kaluar, ku u zbulua se kanadezët janë vazhdimisht ndër më të prirurit në botë për t’i parë komunitetet e tyre si vende të mira për të jetuar emigrantët.
Sidoqoftë, Statistikat e Kanadasë ngrenë disa sfida të mundshme në të ardhmen nëse trendi i vitit 2022 vazhdon.
Një rritje e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të përfaqësojë sfida shtesë për disa rajone të vendit në lidhje me strehimin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe ofrimin e shërbimeve për popullsinë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ndërkohë po përballet me presionin e kundërshtarëve politikë mbi nivelet e migracionit, për shkak të një rritjeje të ndjeshme të njerëzve që kalojnë në Kanada nga SHBA.
Sipas të dhënave të qeverisë, në janar, autoritetet kanadeze hasën në afro 5000 azilkërkues që kalonin në mënyrë të paligjshme.



