
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, thotë se çështja çame nuk është diskutuar asnjëherë në negociatat që kanë zhvilluar Tirana dhe Athina. Në një intervistë për “euroactiv.com”, Kotzias është shprehur se kjo çështje nuk është trajtuar asnjëherë në kuadrin e çështjeve pezull mes dy vendeve.
“Unë mendoj se ne do të zgjidhim çështjet në pritje, me kusht që partitë e opozitës në të dy shtetet mos të fillojnë të reagojnë në mënyrë histerike. Jam shumë i pikëlluar me atë që thotë opozita greke. Ata thonë se po flasim për “Çamërinë”. Ne nuk po e diskutojmë fare këtë. Në këtë debat nuk ka patur kurrë një çështje të tillë. Do t’ju tregoj, dhe unë po them se për herë të parë, një qeveri tjetër, në fillim të viteve 1990 debatonte çështjen çame. Unë gjithashtu kam dëshmitarë që ishin të pranishëm në ato diskutime”, është shprehur Kotzias.



