
Duke analizuar pakënaqësitë e qytetarëve që protestojnë prej 47 ditësh në Tiranë, analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u ndal te mënyra se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama po i trajton protestuesit.
Sipas Gjinishit, Rama merret me biografinë e protestuesve, ndërkohë që duhet të fokusohet te personat që ka promovuar dhe përfshirë në qeverisje e në Parlament gjatë viteve të fundit.
Çështja është se Rama merret me biografinë e njerëzve që protestojnë, por duhet të merret me biografinë e atyre që i ka marrë dhe i ka futur në Parlament gjatë këtyre 13 viteve.
Përmendim disa ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, akuzat ndaj tyre shkojnë përtej korrupsionit.
Nga Saimir Tahiri te Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministra dhe ish-ministra, nuk janë akuzuar vetëm për korrupsion, por edhe për çështje që lidhen me grupe të strukturuara kriminale.
Ky është shqetësimi i qytetarëve dhe për këtë arsye qeveria nuk reagon.
Këto janë tregues që, sipas akuzave, flasin për bashkëpunim me grupe kriminale.



