BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë formimin urgjent të qeverisë në Kosovë

BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë formimin urgjent të qeverisë në Kosovë

Situata e tejzgjatur e cila po çon në ngërçin e formimit të qeverisë së re të Kosovës, ka bërë që Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë, të dalin sot me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e bllokuar politike në vend. Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Në deklaratë, theksohet se Kosova duhet të rifillojë punën urgjentisht për reformat e zhvillimit ekonomik e shoqëror, si dhe për rregullin e ligjit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, dhe vazhdimin e dialogut me Beogradin, nën lehtësimin e BE-së.

“Një formacion i shpejtë i qeverisë është i nevojshëm për të çuar përpara këto procese që janë në interes të Kosovës dhe popullit të saj në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur nga elektorati”, citohet në deklaratën e tyre. Në deklaratën e përbashkët, thonë se ky është thelbi i procesit demokratik.

“Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të kapërcyer sfidat e mbetura”, thuhet tutje. 

Pas deklaratës së Bashkimit Evropian për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhë i janë bashkuar kësaj thirrjeje.

Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri jehonë thirrjes së Bashkimit Evropian, duke shtuar se “njerëzit e Kosovës me padurim presin një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”.

Ndërkaq, ambasada britanike në Prishtinë tha se mbështet thirrjen e misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në deklaratën e përfaqësuesve evropianë në Prishtinë, thuhet se Kosova duhet me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin, të cilin e lehtëson BE-ja.

“Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për t’i çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Dy partitë me numrin më të madh të votave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në negociata për formimin e koalicionit qeveritar, por ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 26 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy