“7 korriku do jetë ditë e fuqishme, fillimi i një vale protestash”, Baçi: Dua të jenë pjesë gjithë deputetët e PD

“7 korriku do jetë ditë e fuqishme, fillimi i një vale protestash”, Baçi: Dua të jenë pjesë gjithë deputetët e PD

Deputeti i PD-së Luan Baçi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se 7 korriku do të jetë një ditë e fuqishme proteste, ku ka interes nga qytetarët dhe shoqëria civile për organizimin e tubimit.

Jemi të vonuar për protestën. Është kërkesë e qytetarëve shqiptarë dhe organizimi atyre u takon. Protesta e 7 korrikut është një fillim i mbarë pas shumë kohësh ndërprerje të detyruar nga aktiviteti politik I PD-së, nga 9 shtatori në vazhdimësi. Sot flasim për një PD të mirëorganizuar me një proces të përfunduar zgjedhor dhe struktura të zgjedhura nga anëtarësia. 7 korriku do jetë ditë e fuqishme si protestë. E veçanta është që janë qytetarët të interesuar, ishte kërkesa e tyre për të dalë në shesh për ta detyruar qeverinë t’u thërrasë mendjes. Është shoqëria civile shumë e angazhuar dhe e motivuar, kanë qenë ata të parët që e kanë kërkuar protestën duke kërkuar mbështetjen e PD. Nuk gjej asnjë arsye përse të mos dalësh në protestë. Flasim për një Shqipëri në rrezik që po boshatistet çdo ditë e më shumë. Flasim për një Shqipëri ku papunësia është në shkallën më të lartë. Flasim për një Shqipëri me çmime ta paimagjinueshme për gjithë Evropën. Çmimi i naftës është i paimagjinueshëm, çmimet e shportës, produkteve bujqësore, ka varfëri ekstreme, ka familje që janë jashtë ndihmës ekonomike dhe s’kanë me çfarë të ushqehen. Edhe bizneset e vogla që I ndihmonin të merrnin veresie tanimë kanë falimentuar. Kemi studentët që janë në valë protestë, pasi kërkesat e tyre janë të parealizuara. Flasim për një shtet drejt falimentimin, dhe flasim për oligarkë, ministra dhe deputetë që s’dinë ku të vënë paratë”.

Luan Baçi tha se 7 korriku do të jetë vetëm fillimi i një vale protestash. Ai u shpreh se do të donte që në protestë të ishin edhe deputetë nga grupimi Alibeaj, por më parë duhet të bëjnë autokritikë dhe t’u kërkojnë ndjesë demokratëve.

Është një protestë që do filloj në 7 korrik. Absolutisht s’do jetë protesta e vetme. Është një fillim i mbarë. Besoj që qytetarët do jenë bashkë me PD në protestë të vazhdueshme. 7 korriku do jetë një hapje, një fillim, i kësaj periudhe valë protestash, që ta detyrojmë qeverinë më të korruptuar të Evropës, të largohet dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të vendit. Do të doja shumë që të gjithë deputetët e PD të ishin pjesë e kësaj proteste dhe të tjerave në vazhdimësi. Z. Alibeaj dhe 2-3 deputetë vazhdojnë bëjnë lojën e Bashës. Sepse nëse do ishin me demokratët nuk do bënin padi, apo të krijonin komisione parlamentare. Kam dëgjuar deklarata nga dy deputetë që kanë thënë se do jenë pjesë e protestës. Ata duhet të bëjnë një autokritikë para protestës dhe të kërkojnë një ndjesë për atë lojë që kanë bërë. Nëse do hedhin ndonjë foto në Facebook dhe mediat e Ramës që kanë qenë në protestë, por do vazhdojnë lojën e tyre, do të thotë që pjesëmarrja e tyre është hipokrite, për të hedhur hi syve dhe aspak e mirëpritur nga qytetarët shqiptarë”.

Sa i takon iniciativave të fundit të Alibeajt në Kuvend, Luan Baçi tha se nuk e njeh atë si grup nismëtar, por si deputet të thjeshtë.

Unë s’e njoh Alibeajn si grup nismëtar, e njoh thjesht si deputet i PD. Nismat i merr kryetari i PD dhe strukturat e tjera të PD-së. Alibeaj vazhdon të mbajë të uzurpuar kreun e grupit parlamentar. Alibeaj s’njeh realitetin e ri të PD-së, duhet të njohin kryetarin Sali Berisha i njohur me 44 mijë vota, të njohë Kryesinë dhe grupin parlamentar. Nismat e Alibeajt, krijimi i komisionit të reformës zgjedhore dhe territoriale nuk është i drejtë dhe s’do jetë rezultativ. S’kam si të jem mbështetës i 2-3 deputetëve që krijojnë komisione parlamentare pa mbledhur grupin parlamentar, në mënyrë individuale”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy