
Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss zbuloi në një intervistë për “Telegraph” se Mbretëria e Bashkuar ka filluar të diskutojë me aleatët e saj ndërkombëtarë për dërgimin e armëve moderne në Moldavi, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet nga Rusia.
Turss theksoi se dëshiron ta shikojë vendin, që ndodhet në jugperëndim të Ukrainës, “me pajisje sipas standardeve të NATO-s”.
"Putini ishte absolutisht i qartë në lidhje me ambiciet e tij për të krijuar një Rusi të madhe dhe fakti që përpjekjet e tij për të marrë kontrollin e Kievit rezultuan të pasuksesshme nuk do të thotë se ai i braktisi ato ambicie," tha Truss.



