44 patenta janë hequr ditën e sotme në të gjithë rrugët e Shqipërisë për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara. Sipas policisë ka patur edhe raste kur shoferët kanë qenë 70 km/h mbi normat e lejuara.
Jo vetëm kaq, por falë kontrolleve me radar, drager dhe dron, janë evidentuar 222 drejtues mjetesh të cilët janë gjobitur për shkak të parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Sakaq janë vendosur 9 gjoba maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Si rezultat i kontrolleve janë gjobitur edhe 101 shoferë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 297 për përdorimin e celularit si dhe 34 për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 23 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur.



