
Kryeredaktori i MCN, Leonard Mitro në studion e lajmeve ën MCN Live ka komentuar luidhur me ngjarjen historike të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet ditën e sotme në Tiranë. Ai tha se ky samiti është një ngjarje e rëndësishme ndërsa theksoi se mesazhi që ai përcjell është që Bashkimi Evropian është më pranë vendeve të Ballkanit.
Samiti është ngjarje e rëndësishme politike për Evropën dhe rajonin në veçanti dhe jo rastësisht u zgjodh që ky samit të zhvillohet në Tiranë për shumë arsye është një mesazh që Evropa nuk i ka harruar dhe si vende që në një të ardhme të afërt duan ti bashkohen familjes evropiane dhe pse kanë shumë punë përpara për të bërë. Kështu që siç e thamë jo rastësisht Tirana u zgjodh për mbajtjen e këtij samiti në të cilin do merren vendime në planin ekonomik dhe sigurisë në planin e një konjukture më të gjerë dhe këto vendime me karakter ekonomik do ndihmojnë vendet e rajonit për të ndalur fluksin e emigrantëve, kriza energjetike dhe sa i takon vendimeve politike duhet të themi se kemi ende shumë rrugë për të bërë sa i përket integrimit. Pritshmëritë politike duhet ti kemi ndoshta në samitin e radhës që kanë të bëjnë me vendet kandidate. Samiti i sotëm është një mesazh i fortë për ndihmë konkrete dhe mbështetjen që BE i jep vendeve të Ballkanit perëndimor.
Ndërsa lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita, Mitro shtoi se nuk e sheh aspak të arsyeshme që të bëhet pikërisht në këtë ditë. Ai theksoi se ky samit s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me Tiranën apo me Ramën, pasi siç ai shprehet ata kanë ardhur në bazë të një axhende të programuar.
Pas protestës së madhe nga opozita dhe Berisha tregoi se ka mbështetjen e popullit opozitar realisht se kam kuptuar motivin e vërtetë të kësaj proteste. Përtej legjitimitetit që ka çdo parti politike për të ndërmarrë protesta, kjo është një e drejtë kushtetuese, por po flasim për arsyet politike që kanë çuar PD të protestojë para kryeministrisë në ditën kur në Tiranë mbahet një samit kaq i rëndësishëm historik i pari për vendin tonë cilat janë këto shkaqe që PD të protestojë në këtë ditë. Berisha tha se gjithë shqiptarët duhet të protestojnë kundër krye hajdutit Rama, por në fakt liderët evropianë që kanë ardhur sot në Tiranë vijnë në bazë të një axhende të programuar që s’ka të bëjë specifikisht me Shqipërinë dhe do duhen shumë vite për tu përmbushur. Prandaj ky samit s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me Ramën.



