Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 4,664 reja raste me koronavirus dhe 34 humbje jete.
Shifrat flasin për një rënie të rasteve pasi një ditë më parë u njoftuan 5,193 infeksione nga 333,741 teste.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Itali ka shkuar në 129,919.
Pranimet në repartet e zakonshme janë ende në rënie katër më pak se një ditë më parë, ndërsa ata në kujdes intensiv po rriten pak (+12). Aktualisht pozitivë me Covid në të gjithë vendin janë 127.334.



