
Fasonët japin alarmin se zhvlerësimi i euros deri në 12% ka shkaktuar një dëm prej 50 milionë eurosh në sektorin e fasonerisë.
Në një intervistë në Tema TV, Florian Zekja nga dhoma e Prodhuesve të Veshjeve paralajmëron se nëse nuk merren masa, shumë prej tyre do të mbyllen, duke shkaktuar dhe rritje të papunësisë.



