
Deputeti i LSI-së Indrit Brahimllari nga studio e lajmeve në MCN TV teksa komentoi daëjen e të dhënave për pagat për të cilat tha se kërkojnë një hetim të thelluar, eb cilësoi skandalin si një situatë të stusur nga vetë qeveria për të larguar vëmendjen nga afera me inceneratorët.
Teksa e përqendroi vëmendjen tek kjo aferë, Brahimllari tha se Lefter Koka është hallka e fundit e gjithë kësaj, pasi kjo nuk është një çështje individuale, përgjegjësi kryesor i saj është Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjoknuri, Armando Subashi etj.
Nxorën të dhënat në fushatë dhe tani vazhdon kjo sagë me të dhëna akoma më konfidenciale. Kjo kërkon një hetim më të thelluar por e stisur nga vetë qeveria sepse i intereson për të hequr vëmendjen nga afera me inceneratorët. Rama është i prekur drejtpërdrejt nga inceneratorët dhe dalja e këtyre të dhënave largon vëmendjen.
Kryeministri por të shohësh e drejton qeverinë me propagandë dhe shoë. Inceneratorët nisin duke krijuar kaos. Kjo qeveri krijon skenar të caktuar për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Kjo është një çështje që kërkojnë ta kalojnë pastaj në PPP. Janë disa tendera për mbarëvajtjen e sigurisë dhe sot jemi në këto kushte, qeveria nuk ka siguri fare. Kjo është filozofia që po ndodh me këtë qeverisje. Ndodh skandal dhe s’ka përgjegjësi. Këtu ka rënë shteti. Kanë dalë deputetë nga inceneratorët.
I pyetur se çfarë provash të tjera ka LSI, Brahimllari tha se çështja e inceneratorëve ka nisur vite më parë dhe se dosja e LSI është e qartë me fakte dhe sprova.
LSI e ka ndjekur seriozisht çështjen e inceneratorëve. Ajo ka nisur vite më parë që në kohën që kemi qenë në qeverisje. Kjo çështje është parë shumë seriozisht jo vetëm si një çështje që i intereson qytetarëve, por dhe nga zbardhja e të vërtetës. dosja e LSI është e qartë me fakte dhe prova dhe është dërguar në organet përkatëse. Kjo nuk është çështje individuale. Dosja politike morale ligjore është e lidhur drejtpërdrejt e Edi Ramën. Rama në fushatë i mori dhe i përdori për interesin personal për të marrë vota.
Kjo është çështje e drejtësisë ta zbardhi drejtësia, por kjo cështje nuk fillon me kokën, drejtpërdrejt këtu është Rama, Veliaj, Armando Subashi, Engjëll Agaci, Damian Gjiknuri. E gjithë kjo procedurë ka nisur dhe mbaruar për një ditë. Vetëm mbi bazat e firmës që ata kanë hedhur duheshin marrë në hetim. Lefter Koka është hallka e fundit e këtij procesi, nuk mundet një njeri i vetëm, Koka është përgjegjës për ministrinë e tij. Kjo është përgjegjësi kolektive që fillon nga Rama.
LSI ka depozituar në SPAK provat e forta, përbëjnë sekret hetimor dhe nuk mund të flas, impakt ku përfshihet drejtpërdrejt Rama, Veliaj, Agaci dhe kjo vetëm me firma. Kjo çështje nuk është individuale, inkurajomë SPAK-un ti shkojë deri në fund. Ky kryeministër po përdor gjithçka të mundshme për të tërhequr vëmendjen nga çështja me inceneratorët.



