
Një ditë pasi në media qarkulloi lajmi se u shoqërua në polici pasi rrahu një militant në Partisë Socialiste, Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë ka reaguar në rrjete sociale.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se jeta dhe praktika e kanë mësuar që ti japë gjithkujt atë që meriton.
“Jeta dhe praktika më ka mësuar që t’i jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton”, shkruan në postimin e tij Florenc Hoxha.
Ndërkohë, sherri mes dy personave në fjalë mësohet se ka ndodhur tek ish-tregu elektrik në Tiranë, ku shkak është bërë një vend parkimi. Mes ish-drejtorit të Policisë Bashkiake dhe mbështetësit të PS gjithçka ka agravuar në përdorim të dhunës, çka është bërë shkak që Hoxha të përfundojë sërish në polici.
Por, siç duket edhe nga reagimi i tij në rrjete sociale, ai ka qëndruar në polici vetëm për pak orë dhe më pas të lihet i lirë.
Kujtojmë që Florenc Hoxha është një emër mjaft i njohur në kryeqytet dhe se, në Policia është e disata herë që ai përfundon pas incidenteve të ndryshme.



