Putin kriminel lufte, Zelensky: Vendim historik

Putin kriminel lufte, Zelensky: Vendim historik

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti kundër Presidentit rus Vladimir Putin, se ai është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi.

Përveç Putinit, një tjetër urdhër arresti është lëshuar edhe kundër Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionere për të drejtat e fëmijëve në Kremlin.

Krimet për të cilat akuzohen janë kryer në territorin e okupuar ukrainas që nga të paktën 24 shkurt 2022.

Lidhur me këtë urdhër arresti ka reaguar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili me anë të një mesazhi në Telegram, e cilëson vendim historik.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin. Një vendim historik, nga i cili do të fillojë përgjegjësia historike.

Do të ishte e pamundur të kryhej një operacion i tillë kriminal pa urdhrin e liderit të lartë të shtetit terrorist.

Dëbimi i fëmijëve në Rusi është një politikë e keqe e shtetit rus që fillon me zyrtarin e parë të këtij shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy