Spahiu: Mjekët e politikës, të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë spitaleve (VIDEO) 

Spahiu: Mjekët e politikës, të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë spitaleve (VIDEO) 

Thirrjes për t’iu bashkuar stafeve mjekësore i është bashkuar edhe deputetja Klodiana Spahiu, njëherësh anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Ajo shërben në Spitalin e Durrësit. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Spahiu tha se nismës për të dhënë kontributin e tyre në përballjen me koronavirusin, i janë bashkuar të gjithë anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Jo vetëm unë, por i gjithë Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është përfshirë në këtë nismë. Të gjithë ata që janë mjekë, edhe nga opozita, kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributin. Megjithatë, deri më tani nuk është kërkuar angazhim. Por nëse ritmi do të ndjekë këtë trend, ne do t’ia dalim me kapacitetet që kemi”, tha ai.

Spahiu tha se grupi i mjekëve që u dërguan për të kontribuuar në Itali ishte numër modest, por akt solidariteti.

Ndërsa lidhur me strategjinë që duhet të ndjekin autoritetet shëndetësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Spahiu tha se kjo mbetet në dorë të specialistëve. Ajo u bëri thirrje kategorive të rrezikuara të respektojnë masat.  

Është diskutuar gjatë testimi. Mendoj se kjo u duhet lënë në dorë specialistëve, komitetit teknik. Ndjekja e zinxhirit epidemiologjik është shumë e rëndësishme. Është një sëmundje që nuk pyet. Ka virulencë shumë të lartë, mbi të gjitha pacientët që kanë sëmundje shoqëruese e përballojnë me shumë vështirësi. Ky kontigjent duhet të ketë kujdes. Pavarësisht se janë marrë të gjitha masat, edhe në rastet e Italisë dhe Spanjës, ju e shihni që numri është shumë i lartë”, tha ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy