Rusia vendos sanksione ndaj motrës dhe vëllezërve të Presidentit Biden

Rusia vendos sanksione ndaj motrës dhe vëllezërve të Presidentit Biden

Rusia njoftoi këtë të premte se do i ndalojë hyrjen 200 amerikanëve, duke përfshirë dy vëllezërit dhe motrën të presidentit Joe Biden, si dhe zëdhënëses së tij Karine Jean-Pierre, në përgjigje të sanksioneve amerikane që synojnë Moskën.

"Ky vendim u mor  në përgjigje të sanksioneve gjithnjë e më të gjera të administratës së Joe Biden, jo vetëm kundër zyrtarëve rusë, por edhe ndaj të gjithë atyre që nuk i pëlqejnë Uashingtonit për një arsye ose një tjetër ", tha Ministria në një deklaratë.

Në mesin e atyre që iu ndalua hyrja në Rusi janë James Brian Biden dhe Francis Ëilliam Biden, dy vëllezër të presidentit amerikan dhe motra e tyre Valerie Biden Oëens. Gjithashtu në listë janë senatori i pavarur i Vermontit, Bernie Sanders, i cili kritikoi ashpër ofensivën ruse në Ukrainë të nisur më 24 shkurt, figura politike dhe anëtarë të administratës së Presidentit Biden. 

Moska i akuzon ata se janë të përfshirë në promovimin e një fushate rusofobike dhe mbështetjen e regjimit të Kievit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy