
Rusia po rrit ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke sjellë armatim të rëndë dhe duke kryer bombardime me artileri të rëndë.
Kështu deklaroi shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në Telegram.
Goditjet nga qielli dhe toka vazhdojnë në shumë zona, nga Kharkiv në Zaporizhzhia, ndërsa një nga objektivat kryesore duket të jetë qyteti industrial i Slovianskut në Donetsk.
Forcat sulmuese të armikut vazhdojnë të forcohen, rreth 300 armë të rënda janë transferuar. Më në lindje dhe jug, trupat armike po kryejnë operacione përgjatë gjithë vijës së demarkacionit.
Sipas shtabit të përgjithshëm, forcat ruse po përpiqen të çajnë linjat mbrojtëse të Ukrainës rreth Olenivka. Në përgjithësi në rajonet Donetsk dhe Luhansk, nëntë sulme të armikut u zmbrapsën, shtojnë ata. Në Lugansk, administrata rajonale raporton se fshati Zolote-3 u shkatërrua 70% nga zjarri rus.



