
Gjatë ditës së sotme moti do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.
Por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore-juglindore, por nuk priten reshje.
Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojnë 12°C në zonat malore, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 31°C në jug të vendit, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 °C.



