
Avokati Saimir Kumria në një lidhje skype nga Londra me studion e ‘MCN Live’ ka folur lidhur e marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Britania drejt Shqipërisë për të cilën u shpreh se do jenë rreth 200 të burgosur shqiptar pjesë e kësaj marrëveshje.
Ai tha se 50 dosjet e para kanë hyrë në proces për konvertimin e dënimit, ndërsa theksoi se personat me rrezikshmëri të lartë nuk do të transferohen. Sipas tij, personat që do transferohen do jenë me një rrezikshmëri mesatare.
Marrëveshja për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania në Shqipëri është një lajm i mirë, po ashtu dhe vizita e Manjas që është e rangut të lartë pas gati një dekade vjen në momentin e firmosjes së marrëveshjes për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania drejt Shqipërisë. Sot është në fazën finale të firmosjes së marrëveshjes. Aktualisht numri i të burgosurve që do të transferohen është i limituar, rreth 200 të burgosur shqiptar mund të jenë pjesë e këtij plani.
Praktikisht rreth 50 dosje kanë filluar të hyjnë në proces të cilat do i kalojnë legjislatorit shqiptar për konvertimin e dënimit, por ajo që do shtoja është se me siguri është krijuar një jehonë e lartë për etiketimin e shqiptarëve si kriminelë, por është e kundërta, nga studimet e fundit që janë bërë shohim se vetëm 1500 janë subjekt për vepra penale, dhe është një numër mjaft i ulët krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë aty rreth 160 mijë shqiptarë.
I pyetur nëse këta të dënuar kanë pranuar të kthehen për të kryer dënimet në Shqipëri apo janë vënë para një fakti të kryer, Kumria tha se me siguri është pritur me pozitivitet sepse një pjesë e mirë e atyre që kryejnë dënimin nuk kanë familjarë aty. Sipas tij këtë të drejtë e kanë të gjithë ata që janë të dënuar 4 vjet dhe më shumë për të aplikuar, ndërsa ata me 4 vjet dhe më pak jo.
Ata po kërkojnë të jenë pjesë e projektit dhe të konvertojnë dënimin në kryerjen e dënimit në burgjet shqiptare. Çdo i dënuar që ka 4 vjet dhe më shumë ka të drejtë të aplikojë për këtë riatdhesim, ndërsa ai që ka 4 vjet dhe më pak nuk do jetë pjesë e këtij projekti sepse vetë procedura për konvertimin e kësaj dosje zgjat diku te një vit. Ajo që janë kujdesur në këtë marrëveshje është se personat me rrezikshmëri të lartë nuk do jenë subjekt i këtij projekti për riatdhesim.
Do thoja një detaj, me siguri nuk do jenë ato që ne sot i quajmë punëtorë të shtëpisë të barit sepse ato janë dënime nga 18 muaj, 24 muaj, pra nuk janë mbi 4 vite dhe me siguri një person që kryen një vepër penale dhe ka një dënim mbi 4 vjet sigurisht që ka rrezikshmëri. Me dënime mbi 4 vjet hyn veprat penale si trafik të një sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotike, dhe sa i përket personave që kanë realizuar vepra plagosje, jetës, vrasje dhe jo vetëm me siguri kanë një qasje të transferimit të personave me rrezikshmëri të ulët, jo të lartë.
Ndërsa sa i përket kushteve në burgjet shqiptare, avokati sqaroi se ato nuk janë të standardeve evropiane, por ka përfitime të tjera ashtu sikurse është koha e ajrimit për të dënuarit.
Besoj se në çdo shtet ku ka dënime të formës së prerë me mbi 4 vjet kanë një rrezikshmëri të caktuar sa i përket nivelit të burgjeve, ka gati 8 muaj, 1 vit që një ekip i Britanisë është në Shqipëri dhe në kontakt të vazhdueshëm për standardet në burgjet shqiptare. Anglia në ditët e sotme pse ka mangësi në staf në burgje nuk i jep dot oraret e ajrosjes të burgosurit, ndërsa në Shqipëri janë më të lartë.
Në Britani të dënuarit kanë vetëm 1 orë ajrim në ditë. Numri i shqiptarëve të dënuar në Britani shkon te 1500 shqiptarë dhe krimet lidhen me narko-trafikun. Një pjesë e tyre është dhe me veprën kundër personit fizik apo grupet e strukturuara.



