
Kryeministri Edi Rama reagon pasi rebelët e Jemenit godasin depon e naftës në qytetin saudit Jiddah që do të priste garën e Formula 1.
Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën.
Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.



