Nga Kongresi i Shëndetësisë, Kryeministri Edi Rama njoftoi se duke filluar nga muaji prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin shtesë mbi pagën 50 mijë lekë të reja.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë deklaroi se autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet në spitalin memorial dhe që sipas tij, do të krijojë mundësinë që në sistemin shëndetësor të ketë paga më të mira.
Sipas tij, pagat nuk do të jenë të barabarta pasi autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, me më shumë vizita dhe operacione.
Ndërkohë duhet të garantojmë paga më dinjitoze për të gjithë sektorin.
Në muajin prill më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.
Ose 500 dollarë në muaj plus.
Gjithashtu do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.
Rama shtoi se po përgatitet edhe një rritje proporcionale për vitin 2024, lidhur me mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.



