Kreu i negociatorëve të palës ruse, Vladimir Medinsky, flet për “negociata konstruktive” me palën ukrainase, në Stamboll, pas raundit të radhës së diskutimeve, të mbajtura ditën e sotme.
Nëse do të gjendet një kompromis, mundësia për një traktat paqeje do të jetë shumë pranë. Një takim Putin-Zelensky është i mundur, por vetëm pasi të jenë arritur piketat paraprake për një marrëveshje.
Duke folur për mediat, ai komunikoi me terma të përgjithshëm, pa zbuluar detaje nga ajo që u diskutua.



