Meta i dërgon letër Ramës, kërkon informacione mbi zgjerimin e Greqisë në det

Meta i dërgon letër Ramës, kërkon informacione mbi zgjerimin e Greqisë në det

Zgjermi i Greqisë me 12 milje det dhe debatet e shkaktuara apo dyshimet e ngritura nëse futet apo jo në territorin shqiptar ka bërë që presidenti Meta t’i kërkojë informacion të detajuar kryeministrit Rama mbi këtë çështje në dijeninë edhe të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në një letër drejtuar Ramës, Meta thotë se kërkon informacion mbi atë që Rama ka disktuar me homologun grek Micotakis për çështjen e zgjerimit. Ndër të tjera Meta vendimin e Greqisë për t’u zgjeruar e ka quajtur njëanshëm.

"Pak ditë më parë në parlamentin grek gjatë seancës së ratifikimit trë marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë zotit Micotakic sipas të cilit, ai u ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.

Duke pasur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo cështje për Republikën e Shqipërisë dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacion të detajuar mbi;

Komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe ose me zyrtarë të lartë të Greqisë për këtë cështje

Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë edhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij

Veprime që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej këtij akti të njëanshëm të Greqisë,"- shkruan Meta. 

Rama më herët ka dhënë versionin e tij duke deklaruar se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e Greqisë që nuk prek Shqipërinë, duke thënë se diçka të tillë në bazë të rregullave ndërkombëtare vendi ynë e kishte bërë më 1990.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy