Patozi: Dosjet do t’i hapin dishepujt e komunistëve, opozita u përjashtua

Patozi: Dosjet do t’i hapin dishepujt e komunistëve, opozita u përjashtua

Deputeti demokrat, Astrit Patozi, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal te hapja e dosjeve në kuadër të zbatimit të reforës në drejtësi. Patozi tha se maxhoranca i ka hequr mundësi opozitës të bëhet pjesë e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit, çka sipas tij do ta bëjë joserioz dhe të besueshëm procesin.    

“Si ka mundësi që ju pasardhësit e Partisë Komuniste doni të hapni dosjet? Si ka mundësi që Angela Merkel, 72 vjet pas Luftës së Dytë Botërore kudo shkon kërkon falje për krimet e Hitlerit.

Është njësoj sikur Merkeli të dilte të thoshte mirë bëri Hitleri që i vrau hebrenjtë. Ju në vend të ballistëve na shihni ne, megjithëse nuk kemi ndonjë lidhje direkte me Ballin. Por të kisha qenë në vendin e Ramës dhe Metës do të përgjërohesha që opozita të merrte pjesë në procesin e hapjes së dosjeve. Por ju doni që dishepujt e komunistëve të marrin pjesë në hapjen e dosjeve të tyre. E zëmë se mund ta bëni ju hapjen e dosjeve. Si ka mundësi që produkti që do të dalë nga ky autoritet i njëanshëm politik ju ta përdorni si filtër për reformën në drejtësi”, tha ai.

Patozi shtoi se pasoja direkte e përjashtimit të opozitës nga ky autoritet do të jetë humbja e votës së shtresës s ëish-të përndjekurve.

“Nuk mund të pritet prej jush asnjë reformë. Pas kësaj besoj se asnjë ish-i përndjekur nuk mund ta votojë këtë maxhorancë. Ata fyhen me qëndrimin që ju mbani ndaj dosjeve të Sigurimit dhe të kaluarës së tyre të vuajtur. Ata e shikojnë që jeni krejtësisht nostalgjikë dhe joseriozë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy