Presidenti Amerikan Barcak Obama ka bërë një adresim të rrallë nga zyra Ovale pas sulmeve terroriste në San Bernardinio ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 21 të tjerë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se komuniteti mysliman duhet të konsiderohet si aleat i SHBA-së ndërsa shtoi se kjo betejë nuk duhet të shihet si luftë mes Amerikës dhe Islamit. Obama është zotuar se SHBA do të luftojë me çdo kusht ISIS.



