Plagët e luftës së Kosovës, ende mbeten të hapura për shtetasit kosovarë. Disa ishin dëshmitarë e disa të tjerë përjetuan tmerret e masakrave të ushtrisë serbe. Një shtet i cili kërkonte të drejtën e vet hyjnore, ‘Lirinë’, dhe do ta merrte duke u ndeshur me forcën ushtarake më të fuqishme në rajonin Ballkanik. Ndonëse humbjet kane qenë të mëdha, ata asnjëherë nuk menduan të tërhiqen, por të vazhdonin misionin e tyre sublim, pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Pararendësit ushtarakë të UÇK-së filluan në fund të viteve 1980 me rezistencë të armatosur ndaj policisë jugosllave duke u përpjekur të merrte aktivistët shqiptarë në paraburgim. Në fillim të viteve 1990 pati sulme ndaj forcave të policisë dhe zyrtarëve të shërbimit sekret që abuzuan me civilët shqiptarë. Nga mesi i vitit 1998 UÇK-ja ishte e përfshirë në betejë frontale edhe pse ishte më e vogël se numri ushtarëve serb.
Konflikti u përshkallëzua nga viti 1997 për shkak të ushtrisë jugosllave që u kundërpërgjigj me një goditje në rajon që rezultoi në dhunë dhe zhvendosje të popullsisë. Gjakderdhja, spastrimi etnik i mijëra shqiptarëve që i çuan në vendet fqinje dhe potenciali i tij për të destabilizuar rajonin provokoi ndërhyrje nga organizatat ndërkombëtare, të tilla si Kombet e Bashkuara, NATO dhe OJQ-të.
NATO mbështeti UÇK-në dhe ndërhyri në emër të saj në mars 1999. Ne emisionin “Rrëfimi Juaj”, Bajram Rama, ish-ushtari i UÇK rrëfen të vërtetat e luftës dhe sesi trupat e rekrutuara nga Shqipëria niseshin ne frontin e luftës në Kosovë nga hotel Drenica nga qyteti i Durrësit.
I detyruar te largohej së bashku me familjen e tij drejt Gjermanisë, për shkak se mos binin ne duart e ushtrisë serbe, ai do te kthehej sërish ne atdheun e tij për të dhënë kontributin për lirinë e Kosovës. Bajrami do te luante një rol kyç në rekrutimin e shqiptarëve të diasporës të cilët dëshironin të luftonin krah UÇK por dhe me furnizimin e armatimit të ushtrisë.
Sfidat për të do të ishin të mëdha, pasi duhet të ndeshej edhe me një terren të vështirë, pasi kalimi i armatimit bëhej ose me krahë, ose me kuaj. Ai do te ndeshej edhe me shqiptarë të diasporës të cilët ishin pro luftës së Serbisë duke e denoncuar ne polici, se ishte duke mare para për UÇK ne forma brutale dhe se transportonte armatim.
Bajrami u arrestua Gjermani, edhe pse për pak kohë ai pas daljes sërish u përpoq që të jepte kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Dhimbje e madhe për të kanë qenë vdekja e shumë shqiptareve që luftuan për çlirimin e Kosovës në duart e tij.
Gjithashtu Bajrami rrëfen momentet e para që u ndesh me masakrat e ushtrisë serbe, në shumë fshatra te djegur dhe me gjenocidin etnik kundër popullatës së shqiptareve të Kosovës. Pas çlirimit te vendit, Bajrami do te kthehej Gjermani dhe do te riniste edhe një here jetën e tij, pasi bizneset qe ai kishte i shiti për te kontribuar për pavarësinë e Kosovës, ndryshe nga shumë të tjerë ai nuk dëshiroi të përfitonte asgjë, por u largua krenar pasi misioni tij përfundoi.
Lufta në Kosovë shkaktoi edhe shumë dëme të tjera të rënda në popullatën shqiptare: dëbime masive, shkatërrime vendbanimesh, vrasje të shumta, burgosje, dhunime, tortura.
Unë kam pas rastin t’i përfshij të gjitha zonat se kam qenë furnizuar me armatime, logjistikë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe i kam përfshirë të gjitha zonat. Gjithandej kam parë masakra, njerëz e fëmijë të masakruar. Masakrat ishin mizore, njerëzve i hiqnin kokën, sytë duke i prerë duart. Masakra më mizore ka qenë ajo e Reçakut, deri kur erdho Volker e pa me sytë e tij që aty po bëhej një gjenocid.
Nga Gjermania filluan lobime të ndryshme, pengesa kemi pasur dhe në Diasporë. Unë kam qenë nga Shtabi i Përgjithshëm i rekrutuar dhe i autorizuar që të veproj. Më me dëshirë kisha ndenjur në një front dhe të luftoja aty sesa të ndërmerrja udhëtime nga Gjermania, të kaloja kufijtë, plus pengesat nga shqipfolës që nuk e dashur lirinë. Ka pasur shumë shqiptarë që na kanë penguar. Unë s’kam qenë publikisht si anëtar i UÇK. Kur kam dalë për herë të parë në Gjermani dhe kam kërkuar fonde nga shqiptarët e diasporës aty filluan pengesat e para. Dikush dërgoi një shkresë në polici që unë dhe një kolegu im i merrnin para me dhunë Shqipëria.



