Propozimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për uljen e pensioneve, aktivisti Endri Shabani e sheh si absurd. Në studion e emisionit “Në fokus”, Shabani tha se Beqaj duhej të ishte në burg për abuzimet gjatë kohës si ministër.
“Ai duhej të ishte në burg. Pasuria që ai u ka vjedhur shqiptarëve duhej përdorur për të paguar pensionet. Përsa kohë nuk është në burg, ai bilbilos”, tha Shabani.
Ndërsa gazetari Ylli Rakipi tha se një vendim i tillë do të ishte fatal për pesnionistët.
“Ky ka thënë që nëse nuk i vret koronavirusi, t’i vrasim ne. T’u heqim pensionet”, tha Rakipi.



