
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një konflikt për motive të dobëta u shndërrua në një masakër në Mat.
Një punonjës i Bashkisë u vra, ndërsa tre të tjerë u plagosën teksa u qëlluan me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në fshatin Shëlli, dhe nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Mentor Hoxha ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa Erzen Alija ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pasi nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas policisë edhe një person i tretë ka gjetur vdekjen nga plagët e marra, ndërsa ishin dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Por pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka identifikuar autorin e krimi, ndërsa është bërë e munduar edhe arrestimi i tij.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie, bën me dije policia.



