Gani Thaçi themelon fondacion për mbrojtjen juridike të vëllaut, ish-presidentit Thaçi

Gani Thaçi themelon fondacion për mbrojtjen juridike të vëllaut, ish-presidentit Thaçi

Me qëllim të mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, njëkohësisht vëllaut të tij, Gani Thaçi ka themeluar së fundmi Fondacionin “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

Ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknikedhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një komunikate dërguar mediave është bërë e ditur seBordi i Fondacionit në ditët e ardhshme do t’i drejtohet opinionit publik, ku do t’i prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet.

KOMUNIKATË:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për pastërtinë e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe duke kujtuar sakrificën e popullit tonë përballë regjimit serb që kreu krime gjenocidale ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998-1999;

Duke nderuar dëshmorët e rënë për liri dhe duke kujtuar të gjitha viktimat civile të shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës për çlirim, si dhe duke besuar plotësisht në pafajësinë e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj akuzave për krime lufte;

Mbi të gjitha, duke qëndruar të palëkundur për të vërtetën e historisë sonë, përmes kësaj komunikate, ju njoftojmë se është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” me qëllim të mbështetjes juridike për Presidentin Thaçi, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara.

Fondacioni është themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim që të mbështesë mbrojtjen juridike të Presidentit Thaçi. Disa nga aktivitetet themelore të Fondacionit janë si në vijim:

Organizimi i ligjshëm dhe transparent për ngritjen e fondeve dhe sigurimi i mbështetjes financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë juridike për Presidentin Thaçi, përgjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj tij;

Ofrimi i asistencës teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, me qëllim të argumentimit të pafajësisë së Presidentit Thaçi përballë pretendimeve të aktakuzës kundër tij;

Bashkëpunimi me të gjitha instancat e interesuara me qëllim të avansimit të së vërtetës dhe të historisë së luftës për liri të Presidentit Thaçi dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Idriz Thaçi, vëllait të Presidentit Thaçi. Fondacioni do ta ketë Bordin, i cili ushtron përgjegjësinë e mbikëqyrjes së funksionimit të Fondacionit, si dhe stafin menaxhues që do të bartë detyrat që lidhen me qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit.

Ditëve në vijim, Bordi i Fondacionit do t’i drejtohet opinionit publik ku do të prezantojë më në detaje planet dhe prioritetet e Fondacionit.

Fondacioni do të shërbejë si adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare për qëllimet e mbrojtjes juridike të Presidentit Thaçi, në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy