Pas një faze testimi, OpenAI, kompania mëmë e ChatGpt ka lançuar Sora-n, sistemin e saj të inteligjencës artificiale të aftë për të krijuar video nga përshkrime të thjeshta tekstuale, gjë që tashmë ka shkaktuar shqetësim në botën e krijuesve, veçanërisht në kinema.
Për momentin, Sora është i aksesueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, por jo në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, ku OpenAI i nënshtrohet rregullave të rrepta të BE-së për privatësinë dhe trajnimin e algoritmit.
Megjithatë, edhe në vendet ku është aktive, Sora ka kufizime në gjenerimin e videove për abonentët e shërbimit me pagesë.
Përdoruesit do të duhet të bien dakord për një marrëveshje që ndalon krijimin e përmbajtjes së papërshtatshme ose me të drejtë autori.



