Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë paraqitur për t’u njohur me masat e sigurisë 10 të arrestuarit nga operacioni i SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.
Ishte parashikuar që seanca të niste në orën 10 të paradites së kësaj të diele, por me kërkesë të avokatëve për t’u njohur me dosjen seanca u shty për në orën 13.00.
Para togave të zeza do të dalin, Mir Bruli, Naim Stafuha, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Viktor Ymeri, Robert Laçi.
Nga 50 urdhërarreste deri tani janë ekzekutuar 14 prej tyre, ndërsa gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur 3 milion euro cash, flori dhe pasuri të tjera në vlerën 4.5 milion euro.



