Fushë-Arrës/ Kontakti me energjinë elektrike i merr jetën nënës me dy të bijat

Fushë-Arrës/ Kontakti me energjinë elektrike i merr jetën nënës me dy të bijat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Fushë Arrës.

Nëna bashkë me dy vajzat e saj ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktimat janë Sidorela Kola 18vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola, 42 vjeç, humbën jetën.

Sipas të dhënave të para, njëra nga vajzat ka rënë në kontakt me energjinë gjatë kohës që po bënte dush, ndërsa të njëjtin fat kanë pasur edhe e motra dhe nëna, të cilat kanë shkuar ta ndihmojnë.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. 

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. 

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy